‘Këlliçi u pyet në SPAK për financimin e Kuvendit të 11 dhjetorit nga..’, Lala: SPAK po heton pasurinë e Berishës…

‘Këlliçi u pyet në SPAK për financimin e Kuvendit të 11 dhjetorit nga..’, Lala: SPAK po heton pasurinë e Berishës…

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emision televiziv ka folur në lidhje me paraqitjen e deputetit të PD Belind Këlliçi ditën e sotme në SPAK. Sipas saj ai u paraqit në kuadër të një hetimi pasuror që lidhet me dosjen “Partizani” dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas Lalës, paraqitja e Këlliçit në SPAK lidhet me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij. Ajo sqaroi se çdo person i pandehur për korrupsion i nënshtrohet verifikimit pasuror, ndërsa në këtë kuadër, hetimet kanë shtrirje edhe te aktivitetet politike të lidhura me procesin e Rithemelimit të Partisë Demokratike. Deputeti Këlliçi është marrë në pyetje nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) lidhur me organizimin dhe financimin e një aktiviteti politik, konkretisht Kuvendin Kombëtar...