Këlliçi paraqitet në SPAK/ Zbulohet deputeti i PD që e paditi për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit (DOKUMENTI)
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ku u mor në pyetje në lidhje me një çështje për të cilën vetë ai deklaroi se ishte “pa ndonjë rëndësi të veçantë”. Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, Këlliçi u përpoq ta minimizonte peshën e paraqitjes së tij, duke e cilësuar procedurale dhe pa ndonjë implikim serioz. Megjithatë, burime mediatike bëjnë me dije se mes çështjeve për të cilat deputeti demokrat është pyetur, besohet se ka qenë edhe Kuvendi i Rithemelimit i zhvilluar në vitin 2021, i iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në atë periudhë, Belind Këlliçi ka qenë një nga figurat aktive dhe organizatorët kryesorë të këtij procesi politik, i cili...
Burimi:
sot.com.al