Këlliçi: Jo shtatore të krimit e korrupsionit, jo “Bllokmenë” të rinj në Tiranë!
Nga Belind KELLIÇISi sot, 35 vite më parë, studentët, të rinjtë, intelektualët, punëtorët, banorët e Tiranës rrëzuan statujën e Enver Hoxhës, duke hedhur në tokë regjimin 45 vjeçar. Duhej shumë kurajo, sepse trupat famëkeqe të regjimit me armë e skafandra nuk kursenin askënd. Por Tirana ja doli, hoqi pengesën e fundit drejt lirisë.Ka shumë ngjashmëri, 35 vite më pas. Dhe atëherë, nga fundi i janarit u miratua një ligj që siguronte paprekshmërinë e statujave të regjimit e të diktatorit. Kërkohej me çdo kusht të ruhej Blloku e privilegjet.Edhe sot, po bëhet gati një ligj që kërkon paprekshmëri për bllokmenët e rinj, për Edi Ramën me të tijtë. Statuja e re, është kopshti i Edenit që Edi Rama ka ngritur në Kryeministri me 4 milionë euro...
Burimi:
sot.com.al