Këlliçi: Brenda PS është grupi ‘2B’ për të mbrojtur Ballukun, të zyrtarizohet grupi i ri parlamentar

Këlliçi: Brenda PS është grupi ‘2B’ për të mbrojtur Ballukun, të zyrtarizohet grupi i ri parlamentar

Në një reagim në rrjetet e tij sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se brenda rilindjes në Parlament është krijuar një grup i ri parlamentar, i përbërë kryesisht nga deputetë të rinj, të cilët sipas tij, veprojnë vetëm për të mbrojtur Belinda Ballukun, e cila është zyrtarisht e pandehur për abuzim me mbi 1.1 miliardë euro. Këlliçi kërkon që të zyrtarizohet ky grup, i quajtur “Grupi 2B”, duke theksuar se duhet të konsolidohet dhe të veprojë hapur për të kundërshtuar shkeljet ligjore, kushtetuese, etike dhe morale brenda Partisë Socialiste, duke garantuar drejtësi dhe barazi para ligjit. Ai nënvizon se ky grup përbëhet nga deputetë të rinj, pa përvojë e vizion politik, që veprojnë si “kamikazë” për të mbrojtur figurat e larta të...