Kë politikan pëlqen në PD dhe në PS? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kë politikan pëlqen në PD dhe në PS? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka atakuar dy krerët e partive kryesore në vend, Edi Ramën dhe Sali Berishën, këtë të enjte në studion e Quo Vadis në Vizion Plus. I ngacmuar nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse ka ndonjë politikan që preferon te secila forcë politike, përgjigjja e Qorit ka qenë e prerë: “Jo”. Pjesë nga biseda: Qori: Berisha nuk është rastësisht në krye të PD-së. Borakaj: Kë vlerësoni te PD-ja? Qori: Asnjë. Borakaj: Po në PS? Qori: Asnjë. Por dua të them se nuk është se gjithçka do të shpërthejë nëse ikën njëri apo tjetri.