KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor, Majlinda Bregu: Një arritje e shumëpritur

KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor, Majlinda Bregu: Një arritje e shumëpritur

Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), ka reaguar pas propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave që synojnë zerimin e tarifave shtesë të roaming mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bregu e cilëson këtë zhvillim si një lajm të shumëpritur dhe një hap të rëndësishëm drejt thellimit të integrimit digjital të rajonit me BE-në, duke rikujtuar procesin e gjatë dhe sfidat që kanë shoqëruar heqjen e tarifave roaming brenda Ballkanit Perëndimor. Majlinda Bregu:  Lajmi i mirë nga Europa! Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e negociatave për të zeruar tarifat shtesë të roaming mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Super. Dhe më në fund. Historia e Roam Like at Home në Ballkanin Perëndimor nuk nisi me një...