Karburantet shtrenjtohen në Shqipëri, por jo në Maqedoninë e Veriut

Karburantet shtrenjtohen në Shqipëri, por jo në Maqedoninë e Veriut

Çmimet e karburanteve në Shqipëri janë rritur sërish, duke arritur mesatarisht në rreth 179 lekë për litër në pikat e shitjes. Rritja argumentohet me shtrenjtimin e naftës në bursat ndërkombëtare, pas tensioneve në Lindjen e Mesme, por ekspertët theksojnë se reagimi i tregut vendas është shumë më i shpejtë se luhatjet reale. Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut për të verifikuar nëse rritja e çmimeve është e justifikuar apo abuzive.“Këta i rrisin or mik. Këta magazinat e i kanë plotë… nuk i shohin letrat se sa mall ka ardhur. Po sa ngihet atje… oburra te ne. Po shihe dokumentin kur  e ke marrë mallin e shkret ti. Si u ngrehka ai çmim. Ne nuk e dimë. Unë nuk i jap dot dum....