Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

Në takimin e kësaj të mërkure, 18 mars, me furnizuesit e naftës, ministri i Financave Petrit Malaj foli për punën e deritanishme të Task-Forcës së ngritur për karburantet javën e kaluar. Ai paralajmëroi nëse do ketë abuzime të konstatuara, do ringrihet Bordi i Transparencës. “Task Forca tashmë prej një jave është në terren, është e shtrirë në gjithë territorin e Shqipërisë. Ashtu sikundër u tha edhe nga ministrat, nuk janë vërejtur rritje të çmimeve apo të marzheve qoftë nga operatorët grosistë apo ata me pakicë. Megjithatë, kemi evidentuar shkelje të tjera për të cilat Task Forca ka ndërmarrë masa por, ajo që më duhet të theksoj Kryeministër është që, strukturat do të vijojnë monitorimin e vazhdueshëm në terren dhe natyrisht se në rast se do të evidentohet...