Karanxha: Vetingun e kanë kaluar gjyqtarë dhe prokurorë që nuk plotësonin kriteret

Karanxha: Vetingun e kanë kaluar gjyqtarë dhe prokurorë që nuk plotësonin kriteret

Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në studion e Quo Vadis, të moderatores Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, ka analizuar atë që po ndodh në sistemin e drejtësisë. Karanxha tha se sot nuk është normale që gjyqtarë pa kredibilitet të gjykojnë çështje të rëndësishme. Sipas tij, në veting ka pasur shkelje, duke hedhur dyshime se shumë prokurorë dhe gjyqtarë me dosje kanë kaluar vetingun. Pjesë nga biseda: Karanxha: Duhet të kemi parasysh Berishën si politikan dhe Berishën si qytetar. Berisha si qytetar ka të drejtën e një procesi të rregullt ligjor. A i plotëson gjyqtari kriteret ligjore? Borakaj: Si e kaluan vetingun këta? Karanxha: Kjo vë në diskutim procesin e organeve të vetingut. Unë po të them një gjë që për mua është...