Karaj: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në, jo se duan Ramën, por nuk duan Berishën

Karaj: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në, jo se duan Ramën, por nuk duan Berishën

Avokati Leonard Karaj, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj këtë të enjte, ka komentuar situatën politike brenda opozitës. Ndërsa po diskutohej për tryezën e thirrur nga Ermal Hasimja, Karaj tha se që të gjithë opozitarët të bëhen bashkë dhe të ketë ndryshim në qeveri, duhet që Sali Berisha të largohet nga PD. Sipas tij, sot mungojnë rreth 200 mijë vota për PD, jo sepse këta votues duan Edi Ramën, por sepse nuk duan Berishën kryeministër. Pjesë nga biseda: Karaj: 200 mijë veta që nuk dalin në votime është sepse nuk duan ta shohin më Berishën kryeministër. Unë nuk besoj se të heqësh një të keqe të madhe, Ramën, dhe ta zëvendësosh me një të keqe më të vogël, Berishën, është zgjidhje. Hasimja:...