Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare
Pas tensioneve dhe kaosit në Kuvend nga ana e deputetëve të opozitës, Kryeparlamentari Niko Peleshi ka ndërprerë punimet e seancës për 5 minuta. Tensionet erdhën pasi kryeparlamentari ndërpreu fjalën e deputetit demokrat Flamur Noka, pasi sipas Peleshit, deputeti përdori gjuhë diskriminuese. “E ashtuquajtura mazhoranca. Personi 009 gjendet në gjithë dosjet që ka Britania për trafikun e dosjes, i cili gjendet në dosjet e Brukselit për trafiqe, tregon që ju jeni thjesht bandë dhe keni vënë një kryebandit në krye të grupit”, deklaroi Noka. Peleshi theksoi se deputeti po e merr fjalën me dhunë dhe se në një institucion kushtetues, kjo gjë nuk është e mundur. Teksa i ndërpreu fjalën Nokës, Peleshi i rikujtoi dhe masën disiplinore për vërejtje. “Fjalë e mbushur me shantazhe, diskriminim, fyerje...
Burimi:
javanews.al