“Kanë blerë politikanë”/ Shehaj reagon pas përjashtimit nga seanca: Nuk donin të flisja për Rrjollin

“Kanë blerë politikanë”/ Shehaj reagon pas përjashtimit nga seanca: Nuk donin të flisja për Rrjollin

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi pas përjashtimit nga seanca plenare, duke akuzuar Parlamentin për censurë dhe përpjekje për të penguar diskutimin mbi vjedhjen e pronave të banorëve të Rrjollit. Sipas Shehajt, megjithëse seanca ishte paralajmëruar si një diskutim për problemet e qytetarëve, askush nuk e përmendi Rrjollin gjatë pesë orëve debat. Ai deklaroi se sapo mori fjalën për të ngritur këtë çështje, u përball me tentativa për ta censuruar dhe më pas e përjashtuan nga seanca. Reagimi “Gjoja sot do flitej për hallet e qytetarëve! Askush nuk e përmendi Rrjollin në 5 orë fjalime. Kur u çova unë të flisja, tentuan të më censuronin, dhe në fund më përjashtuan. Blejnë politikanë, mendojnë se mund të blejnë edhe foltoren e Kuvendit. Gabohen! Ajo u...