Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit se kandidimi i Evi Kokalarit përballë Berishës për kreun e Partisë Demokratike nuk është befasi. Megjithatë ai theksoi se nëse do kishte një kandidat, do të duhej të dilte me kohë, jo vetëm si “emër dhe si ambicie, por edhe me një platformë, me një vizion, me një strategji, me një grupazh, sepse nuk është vetëm ai dhe kryetari dhe partisë, por do të donte të shkojë edhe për figurat” “Unë do të thoja që nuk ka asnjë lloj befasi këtu. Ndoshta një befasi mund të ketë për njerëzit që janë jashtë strukturave të partisë dhe nuk e kuptojnë jetën brenda strukturave. Unë e kam thënë dhe muaj...
Burimi:
javanews.al