Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

Analisti Roland Bejko tha se mungesa e respektimit të votës brenda PD i heq Berishes moralin për të kërkuar zgjedhje të ndershme në vend, si dhe i cilësoi partite ne vend si struktura të kontrolluara fort nga kryetarët. Ai u shpreh se rasti i kandidimit të Erion Braçes në Tiranë shihet si sfidë ndaj lidershipit, ndërsa theksoi se situata favorizohet edhe nga një opozitë e dobët dhe pa struktura. “Berisha nuk është njeri që e respekton votën brenda partisë dhe më pas t’i thotë Ramës të bëjë zgjedhje të ndershme në vend. Kur nuk e ke respektuar këtë brenda partisë, nuk ke kartë morale t’i thuash Ramës. Partitë politike kryesore në vend, bashkë me të rejat, janë parti patriarkale që kontrollohen nga kryetarët. Veteofrimi i...