Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, është shprehur se PD ende nuk ka një emër me të cilin do të garojë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm në Bashkinë e Tiranës. Komentet Alimehmeti i bëri në studion e emisionit ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku teksa u pyet për Florian Binajn, tha se opozita nuk do të shkojë në zgjedhjet lokale me kandidat të pavarur. Sipas Alimehmetit, Binaj mund të garonte për Bashkinë e Tiranës vetëm nëse gjatë kësaj kohe do të përfshihej në strukturat e një subjekti politik opozitar. “PD është në proces ristrukturimi. Zoti Binaj dha një kontribut shumë të çmuar. Ofroi figurën e vet për opozitën, integritetin e tij në një moment të vështirë...