“Kamikazja” Belinda Balluku ultimatum kompanisë qipriote të firmosë kontratë deri në 7 shkurt, zbardhet loja e pisët…

“Kamikazja” Belinda Balluku ultimatum kompanisë qipriote të firmosë kontratë deri në 7 shkurt, zbardhet loja e pisët…

Procedura për ndërtimin e Portit të Integruar të Durrësit në zonën e Porto Romanos është futur në një fazë emergjente, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi ligjshmërinë dhe qëllimin real të veprimeve të autoriteteve shtetërore. Sipas burimeve të gazetës “SOT”, dyshohet se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pandehur nga SPAK, po vepron në mënyrë të përshpejtuar dhe të rrezikshme për mbylljen e kontratës, duke u sjellë si një “kamikaze” në këtë proces, ose duke zbatuar drejtpërdrejt një urdhër politik të kryeministrit Edi Rama. Burime bëjnë me dije se kompanisë së huaj të përfshirë në procedurë ARCHIRODON, e identifikuar si kompani qipriote, i është vendosur një afat rreth 10 ditë, për të paraqitur ofertën dhe për të finalizuar firmosjen e kontratës. Sipas të njëjtave...