“Kameleoni politik”, Valteri flet në emër të Ballës: Rama të “lëshojë” Ballukun se na turpëroi

“Kameleoni politik”, Valteri flet në emër të Ballës: Rama të “lëshojë” Ballukun se na turpëroi

Deklarata e Halit Valterit,’kameleoni politik’ , në një studio televizive ku përcolli mesazhin e Taulant Ballës se kryeministri Edi Rama duhet të “lëshojë” Belinda Ballukun pasi “na turpëroi”, ka nxitur reagime. Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD, reagoi në Facebook me ironi, duke shkruar se Taulant Balla nuk ka ndërmend ta sulmojë Ballukun hapur, por do ta bëjë këtë përmes “bedelave”, për t’i thënë në mënyrë të tërthortë: “lava duart”.