“Kam numrin tënd 0900”, Albana Vokshi i kundërpërgjigjet ashpër Ballës: Kontaktojeni për korrupsion dhe k*rvlliqe..
Deputetja e PD-së Albana Vokshi sërish ka shprehur indinjatën e saj në lidhje me deklaratën e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla në seancën e fundit plenare. “Për ty Albana kam numrin 0900”, i tha Balla në Kuvend, Vokshit. Por kjo deklaratë shkaktoi tensione në Kuvend, ku nuk munguan as ofendimet nga deputetët e PD-së kundrejt socialistit. Por vetë Albana Vokshi është kundërpërgjigjur sot duke publikuar foto ku mbi mure shfaqen mbishkrime: “0 900 kontakto Taulant Ballën për korrupsion dhe k***lliqe politike!”. Sipas saj, ky “mesazh” është shenjë revolte ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të politikës me krimin. Postimi i Vokshit: Sot në muret e Tiranës, qytetarët i kanë kthyer përgjigjen vetë. Mesazhi që po shfaqet nëpër qytet është revolta e njerëzve ndaj korrupsionit...
Burimi:
sot.com.al