“Kam guximin që t’i them Ramës; “je hajdut!”/ Reagon Lapaj: Jemi intimiduar

“Kam guximin që t’i them Ramës; “je hajdut!”/ Reagon Lapaj: Jemi intimiduar

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” prej 105 ditësh po vijon me qëndresën e saj para Kryeministrisë. Kreu i kësaj lëvizjeje, Adriatik Lapaj në një intervistë televizive për protestën si dhe qëllimin e saj. Ai tha se për këto ditë të gjata qëndrimi para zyrës së Ramës është proceduar 6 herë për disa vepra penale, ndërsa shtoi se ka guxim që arrin t’i thotë kryeministrit që është hajdut. Po ashtu ai tha se në protestën e tij ka pasur njerëz të infiltruar dhe të futur nga autoritetet për të bërë tension. “Ndjej që kam bërë dhe po bëj detyrën qytetare. Të qëndrosh drejt përballë padrejtësisë në vende autokratike ku një pjesë e madhe e popullsisë është dorëzuar, nuk është e lehtë. Ndjej që modestisht po bëj atë që...