“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve
Në seancën e sotme paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili është nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion, ai ka folur për shpenzimet e tij duke këmbëngulur se nuk ka fshehur pasuri. “Kam bërë jetë të thjeshtë, jo jetë luksi! Nuk kam pirë verën 33 mijë euro dhe as kam lëvizur me charter”, mësohet se ka deklaruar ai. Ish-presidenti Ilir Meta raportohet se ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësim të masës së sigurisë. Kërkesa e depozituar prej avokatit të tij do të shqyrtohej sot në Gjykatën e Posaçme.
Burimi:
javanews.al