Burimi:
lajme.al
Foto © lajme.al
“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me ndërtuesit i vendosi atyre vijën e kuqe për respektimin e lejeve dhe standarteve të ndërtimit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë, paralajmëroi se çdo shkelje do të ndëshkohet pa tolerancë dhe se ndërtuesit abuzues do të përfundojnë në “listën e zezë”, çka do t’u pamundësojë marrjen e lejeve të reja për vite me radhë. Rama theksoi se qeveria synon të garantojë mbrojtjen e qytetarëve që investojnë kursimet e jetës në blerjen e një apartamenti dhe se ndërtuesit nuk kanë asnjë justifikim për të devijuar nga projektet dhe premtimet e bëra. Sipas tij, standardet duhet të rriten dhe përgjegjësia nuk mund të kërkohet diku tjetër, por te vetë ndërtuesit. “Ne tani kemi vendosur me ligj listën e zezë,...