Kalaja ankimoi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, GJK vendos mos ta kalojë në seancë plenare

Kalaja ankimoi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, GJK vendos mos ta kalojë në seancë plenare

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të mos e kalojë në seancë çështjen për mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit. Vendimi lidhet me kërkesën e Adriana Kalasë, e cila kërkoi kostatimin si të paligjshëm të procedurës së zgjedhjes së Endri Shabanit si Avokat Populli nga Kuvendi. Parlamenti votoi më 11 dhjetor Endri Shabanin si Avokat të Popullit, i cili mori 85 vota pro të deputetëve të PS-së dhe PSD-së dhe tre kundër. Ndërsa Partia Demokratike dhe Partia Mundësia nuk morën pjesë në votim. Opozita kundërshtoi procedurën e ndjekur, duke deklaruar se kishte tërhequr firmat mbështetëse për kandidaturat për Avokat të Popullit dhe se Endri Shabani nuk ishte kandaturë e mbështetur nga Partia Demokratike.