“Ka respekt për Mirlindën, sepse është Linda”, Berisha vijon sulmet ndaj Ramës

“Ka respekt për Mirlindën, sepse është Linda”, Berisha vijon sulmet ndaj Ramës

Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion. Gjatë fjalës së tij Berisha hodhi akuza edhe për skandalin Balluku duke thënë se janë vjedhur miliona euro Më tej nënvizoi se AKSHI po ashtu është marrë peng dhe se është kthyer në kopshtin privat të kryeministrit Rama. “Tek AKSHI, baxhanaku i Ramës, Armand Frangaj, çdo tender duhet ta ftonte ky kur kishte një kapacitet sipërmarrës modest. Nuk mjaftohej me tenderat që fitonte vetë, por merrte presto nome dhe futej vetë i tretë në tender por ishte vetë Frëngu. Nëse dilte një i vërtetë, ai merrej peng. Imagjinoni një sipërmarrje shtetërore, të marrë peng biznesmenë pse guxojnë të futen në tendera sipas ligjit dhe garës. Kjo ndodh në kopshtin privat të Ramës, AKSHI-n.Pasi...