Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Ka rënë shteti”, Balliu akuzon Ramën për lidhje me bandat: AKSHI në duart e krimit, kryeministri në qendër të..
Akuza të rënda janë lëshuar ndaj qeverisë, duke e vendosur Kryeministrin Edi Rama dhe një figurë të pa zgjedhur, Ergys Agasi, në qendër të një skeme të pretenduar për kapjen e shtetit, lidhje me krimin e organizuar dhe cenim të sigurisë kombëtare. Sipas denoncimeve, problemi thelbësor nuk janë takimet e kryeministrit me biznesmenët, por lidhjet e tij me individë si Agasi, i cili përshkruhet si një koordinator i fuqishëm që vepron në emër të Ramës. I ftuar në një emision televiziv, nën moderimin e Arnold Kariqit, ligjvënësi demokrat, Klevis Balliu tha se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), një institucion kyç i sigurisë kombëtare i është deleguar në mënyrë jozyrtare Agasit, që sipas deputetit, ka keqpërdorur pozicionin për të kaluar të dhënat personale dhe...