“Ka prova të reja për Ballukun”/ Zbardhen diskutimet nga mbledhja me dyert të mbyllura, SPAK: Kërcënoi dy dëshmitarë

“Ka prova të reja për Ballukun”/ Zbardhen diskutimet nga mbledhja me dyert të mbyllura, SPAK: Kërcënoi dy dëshmitarë

Vijon mbledhja në Këshillin e Mandateve ku po diskutohet në lidhje me imunitetin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, çka nëse hiqet i hap rrugë arrestimit të saj. Raportohet se në vijim të pyetjeve të bëra nga Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi Prokuroria e Posaçme konfirmon se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun. Sipas SPAK, Balluku ka rrezik të prishë prova dhe të kryejë krime të tjera gjithashtu, konfirmoi se në datë 20 Nëntor 2025 ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë. Po ashtu, prokuroria informon se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e...