“Ka pasuri të fshehta, SPAK t’i hetojë”, Bardhi: E pyes direkt zonjën Balluku, a disponon ajo 2 vila në Drimadhes?

“Ka pasuri të fshehta, SPAK t’i hetojë”, Bardhi: E pyes direkt zonjën Balluku, a disponon ajo 2 vila në Drimadhes?

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në një studio televizive ka ngritur dyshime mbi pasuritë e Belinda Ballukut, për të cilën po heton SPAK, ndërsa sonte u shkarkua nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre. Bardhi deklaroi se më herët, para se Balluku të merrej e pandehur, ajo kishte kërkuar dënimin e tij për shpifje, por sipas tij, në gjykatë është provuar e kundërta. “Edhe në rastin e Ballukut, para se të merrej e pandehur kërkonte dënimin tim se kisha shpifur dhe e provova në gjykatë që nuk ishte ashtu”, u shpreh Bardhi. Ai ngriti publikisht pyetje mbi pasuri të mundshme të padeklaruara, duke përmendur konkretisht dy prona në jug të vendit. “Balluku ka pasuri të fshehta që SPAK ka për...