“Ka intimiduar dhe ka tentuar të..”/ Kush është zyrtari i kabinetit të Ballukut që është vënë nën hetim nga SPAK?
Prej orës 10:00 të kësaj të hëne, në Këshillin e Mandateve po shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, e cila është pezulluar nga detyra. Gjatë diskutimeve, janë bërë publike detaje të reja që rëndojnë më tej pozitën procedurale të saj. Pas konkluzioneve të para të bëra publike nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ku u tha se ka fakte të reja penale dhe pretendime për intimidim dëshmitarësh, burime konfirmojnë se prokurori Klodian Braho ka deklaruar se përveç personave të dyshuar si “të fortë”, prokuroria ka evidentuar se intimidimi ka ndodhur edhe nga një zyrtar publik, pjesë e kabinetit të ministres. Ky zyrtar dyshohet se ka kërcënuar ose ka tentuar të korruptojë dëshmitarë të çështjes. Prokurori nuk ka...
Burimi:
sot.com.al