“Ka filluar plani i evakuimit”/ Ministrja Koçiu: Stafet e emergjencave civile dhe të Forcave të Armatosura, do…

“Ka filluar plani i evakuimit”/ Ministrja Koçiu: Stafet e emergjencave civile dhe të Forcave të Armatosura, do…

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu së bashku me Prefektin, Kryetaren e Bashkisë së Durrësit, si dhe drejtues e përfaqësues të emergjencave civile, Policisë së Shtetit e Forcave të Armatosura ishin në Njësinë Sukth i ri, një zonë e prekur orët e fundit nga përmbyjtja. Ministrja Koçiu u bëri thirrje banorëve të prekur, t’u përgjigjen autoriteteve për evakuim. “Jemi në Vadardh në Njësinë Administrative Sukth, ku aktualisht ka filluar plani i evakuimit. Të gjitha ekipet e Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura janë në terren për të evokuar banorët, të cilët janë prekur nga përmbyjtja. Parashikohen diku tek 500 qytetarë, të cilët do të evakuohen me mjetet e forcave të aramatosura. Situata paraqitet e vështirë. Aktualisht janë të dislokuara 6 mjete të forcave të armatosura,...