“Ka 300 apartamente dhe 2 jahte”/ Aferat e Ballukut dhe vjedhja e mln eurove, opozita starton sot protestë kombëtare

“Ka 300 apartamente dhe 2 jahte”/ Aferat e Ballukut dhe vjedhja e mln eurove, opozita starton sot protestë kombëtare

Opozita shqiptare organizon sot një protestë kombëtare në Bulevardin e ‘Dëshmorët e Kombit’, kundër qeverisë dhe asaj që e cilëson si “keqqeverisje, korrupsion dhe abuzim me fondet publike”. Protesta, e cila nis në orën 18:00 ka në qendër akuzat ndaj qeverisë për afera të mëdha infrastrukturore, me fokus të veçantë zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Balluku është e përfshirë në shkelje të rënda ligjore lidhur me projektin e Tunelit të Llogarasë dhe ndërtimin e Unazës së Madhe, për të cilat SPAK e ka marrë të pandehur zyrtarisht. Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun se ka vjedhur 50 milionë euro, ka 300 apartamente, 2 jahte dhe 13 supermarkete. Opozita kërkon që Balluku do të japë dorëheqjen dhe të shkojë para...