Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Eugen Beci ka bërë një analizë ligjore lidhur me lëvizjet e fundit të Kryeministrit drejt Gjykatës Kushtetuese. I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, Beci shpjegoi dallimin thelbësor mes një “konflikti abstrakt”, përplasje kompetencash mes pushteteve dhe një “konflikti individual”, pezullimi i një zyrtari. Sipas Becit, Kushtetuta i jep të drejtë Kryeministrit t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese vetëm kur cenohen kompetencat e pushtetit ekzekutiv në raport me pushtetet e tjera (Legjislativi apo Gjyqësori). “Në rast konflikti mes pushteteve, kryeministri ka të drejtë ta çojë në Kushtetuese. Por rasti në fjalë nuk është i tillë. Këtu diskutohet pezullimi i një individi,” sqaroi juristi. Beci ngriti shqetësimin se Gjykata Kushtetuese po humbet funksionin e saj si “Gardian i Kushtetutës” dhe po sillet si një shkallë e katërt...