Juristët, pro e kundër paraburgimit, kreu i Gjykatës së Lartë kërkon të rregullojë çështjen e masave të sigurimit personal

Juristët, pro e kundër paraburgimit, kreu i Gjykatës së Lartë kërkon të rregullojë çështjen e masave të sigurimit personal

Nisma e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi për të rishikuar praktikën gjyqësore për paraburgimin i ka ndarë në dysh juristët. Ish- prokurori Besnik Muçi mbron qasjen se nuk ishte e domosdoshme që të ndryshohej vendimi unifikues i 2011 i të Kolegjeve të Bashkuara për masat e sigurimit personal, pasi ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetencat juridike të prokurorive e gjykatave. “Ishte i panevojshëm. Unë mendoj që janë arsye të tjera jashtë jurisprudencës dhe jashtë praktikës gjqyësore e ligjit procedural penal që kanë sjellë këtë nevojë. Mendoj se do të sjellë një anomali tjetër në praktikën e masave të sigurimit në Shqipëri, madje tentohet të bëhet interpretimi i ligjit aty ku ligji është i qartë dhe i zbatuar drejt në vlerësimin tim. Gjykata e Lartë mund...