Juglindja e bllokuar prej disa ditësh, Blushi: Krim! Rrugëve që kushtuan si të florinjta, s’u ngeli asnjë tegel asfalt
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me situatën dramatike në të cilën ndodhen rrugët në vend, ku prej një jave janë bllokuar disa akse. Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se rrugët e ndërtuara nga kryeministri Edi Rama, janë kthyer në pluhur. “Rrugët e ndërtuara 25 vite më parë nga Ilir Meta, me kosto minimale, qëndrojnë ende sot në këmbë, të plota, funksionale, të pathyera nga koha, të paprekura. Edhe pa mirëmbajtje, mbeten dëshmi e fortë e një pune të përgjegjshme, që i rezistoi dekadave duke u shërbyer të gjithë shqiptarëve. Në anën tjetër, rrugët e ndërtuara nga Edi Rama, me kosto marramendëse, sot janë kthyer në pluhur. Janë çarë, janë shembur, janë zhdukur, si të...
Burimi:
sot.com.al