“Ju mendoni se jeni pasardhës të Platonit dhe Aristotelit, por…”, mediat greke: Rama sulmon verbalisht gazetarin grek

“Ju mendoni se jeni pasardhës të Platonit dhe Aristotelit, por…”, mediat greke: Rama sulmon verbalisht gazetarin grek

Pas panelit të zhvilluar dy ditë më parë në Abu Dhabi, Rama është bërë objekt kritikash në mediat greke pas batutave të shkëmbyera me moderatorin me origjinë greke. Gazeta greke protothema e fillon shkrimin e saj me fjalët: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sulmuar verbalisht gazetarin greko-amerikan John Defterios gjatë një paneli në Samitin për Zhvillim të Qëndrueshëm që u mbajt në Abu Dhabi. Incidenti ndodhi kur Defterios, moderator i diskutimit dhe ish-gazetar i CNN, gaboi në shqiptimin e emrave të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij të Malit të Zi, Milojko Spajić. Ndërsa kryeministri malazez e korrigoi qetësisht gazetarin, Rama reagoi i irrituar, duke ia atribuar gabimin origjinës greke të Defteriosit. Gjatë diskutimit për investimet energjetike në Shqipëri, Rama ironizoi gazetarin, duke thënë...