“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë
Në kuadër të bashkëbisedimeve për “Punët e Shqipërisë”, kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të premte, më 10 prill, një takim me pensionistë të njësisë nr. 2 në kryeqytet. “Ju jeni të parët, të tjerët vijnë mbrapa.”, iu drejtua Rama pensionistëve. Në këtë takim, po diskutohet për rritjen ekonomike dhe politikat sociale, si dhe reformën e pensioneve me bonuset e përvitshme dhe rritjen që do të vijojë sipas kategorive për t’u 5-fishuar deri me 2030-ën. Gjatë fjalës së saj, ministrja Delina Ibrahimaj tha se qeveria e kishte mbajtur premtimin për rritjen e pensioneve. “E filluam me rritjen e pagave në administratë dhe e thamë që reforma mbrapa është rritja e pensioneve dhe në fakt dy vite pas pagave rritëm të ardhurave të pensioneve.”, tha ajo...
Burimi:
javanews.al