‘Jozefinë mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun’, Balla: Në 2021 kemi bashkëpunuar kundër Berishës

‘Jozefinë mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun’, Balla: Në 2021 kemi bashkëpunuar kundër Berishës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë një replike me ish kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Tëksa deputetja e PD po fliste nga vendi, Balla iu drejtua duke i thënë që të mos bëjë “sikur i dhemb shpirti për Saliun”, ndërsa i rikujtoi se në vitin 2021 kanë bashkëpunuar kundër Berishës. Balla tha se “në Shkodër menduam se do merrje vota, por dole si me Diasporën”, duke i kujtuar zgjedhjet e fundit të 11 majit. “Ti Jozefina, mos u bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun, sepse në 2021 kemi bashkëpunuar bashkë kundër Saliut, sa për korrektesë. Të lutëm, këtë pjesë ma kurse pak se unë për fat të keq di shumë gjera, si i ndanim këto llogaritë. Vetëm se ti na...