“Jo vetëm kriminel, por edhe vrasës”, Beqiri godet Berishën: Si mund të flasë për korrupsion ai që dogji 300 vetë
“Si mundet të luftojë korrupsionin krye i korruptuari i këtij vendi?” Kjo ishte pyetja që avokati Idajet Beqiri i bëri Sali Berishës për një emision televiziv. Gjatë intervistës së të hënës, Beqiri vuri në dyshim legjitimitetin moral të Berishës për të udhëhequr protesta kundër korrupsionit, duke e paraqitur atë si pjesë të problemit dhe jo zgjidhjes. “Si mundet të dalë në protestë e të luftosh korrupsionin, kur ti je krye i korruptuari i këtij vendi, që nuk ke lënë gjë pa bërë, grabitur e vjedhur. Ai është i pandehur për korrupsion. Nuk ka lezet fjala e tij kur flet për korrupsionin. Ai i Gërdecit do të flasë për korrupsion? Dogji të gjallë 300 vetë dhe 26 i la të vdekur. Si do të flasë Berisha...
Burimi:
sot.com.al