Jo të gjitha përrallat kanë fund të lumtur

Jo të gjitha përrallat kanë fund të lumtur

Jo të gjitha përrallat kanë fund të lumturNga Artan HoxhaKryerilindësi i përbuzi me të parën edhe kërkesën e SPAK edhe vendimin e GjKKO për pezullimin e ushtrimit nga Belinda Balluku të funksionit të ministrit dhe zv/Kryeministrit dhe, ndonëse emocionet i shprehu lirisht, në përmbajtje gjith këtë e cilësoi, menjëherë e në vijimësi, si gabim foshnjor të drejtësisë së re.Kur Gjykata Kushtetuese shpalli qëndrimin e dyzuar Kryerilindësi nuk e fali rastin ta shpotiste atë institucion e të shpallte menjëherë qëllimin për shndërrimin e bindjes së vet – atë se anëtari i Këshillit të Ministrave është i pa pezullueshëm me vendim gjykate – në nismë ligjore të supermazhorancës së vet të pamerituar. Atë që Gjykata Kushtetuese ia mohoi me unanimitet synon ta marrë me ligj përmes Kuvendit...