‘Jo me garë’, PS ndryshon mendje: Drejtuesi i Gardës të emërohet nga Kryeministri

‘Jo me garë’, PS ndryshon mendje: Drejtuesi i Gardës të emërohet nga Kryeministri

Në pranverën e vitit 2024 socialistët ndryshuan ligjin për Gardën, atëkohë me propozim të deputetit Nasip Naço, duke përcaktuar se drejtuesi zgjidhet përmes një konkursi të hapur, dhe jo si emërim nga kryeministri. Ky ndryshim u kundërshtua fort nga opozita, e cila pretendoi se ndërhyrja po bëhej për t’iu përshtatur një kandidati të paracaktuar, duke paralajmëruar dhe emrin e Ermal Onuzit, i cili faktikisht u emërua më pas në krye të Gardës në shtator të po atij viti. Onuzi dha dorëheqjen 9 muaj më pas, dhe një garë e hapur për pasuesin e tij dështoi, pa u dhënë asnjë shpjegim për arsyet. Tani, një propozim ligjor i deputetes socialiste Antoneta Dhima, synon të rikthejë formulën e vjetër të emërimit të drejtuesit të Gardës, pavarësisht argumentimit...