“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

Enrik Banushi është larguar nga drejtimi i shoqërisë policore “Illyrian Guard sh.a”, e cila është me kapital 100 % shtetëror. Tvklan.alka mësuar se në vend të tij, drejtimin do e marrë Florenc Spaho, ish-drejtori i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT. Shoqëria “Illyrian Guard” është e para shoqëri aksionere me kapital 100 % shtetëror, e cila u themelua në vitin 2019 dhe që ofron shërbimet e sigurisë dhe ruajtjes fizike të institucioneve të rëndësisë së veçantë, siç janë institucionet shtetërore dhe në vazhdimësi dhe të bizneseve apo ndërmarrjeve private. Sjellim ndërmend se kryeministri Edi Rama, pak muaj më parë e kritikoi shoqërinë “Illyrian Guard” duke thënë se ishte kthyer në një “jetimore qokash” që humbi misionin e saj fillestar. Ai po ashtu kërkoi një reformë rrënjësore në...