“Jep dorëheqjen!”/ Demokratët marshojnë në protestë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel

“Jep dorëheqjen!”/ Demokratët marshojnë në protestë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel

Një grup demokratësh ka marshuar në formë proteste në zonën e Surrelit, në periferi të Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Mes demokrtëve ishin edhe deputetët Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Besart Xhaferri. Protesta e demokratëve në zonën e Surrelit, ku ndodhet edhe banesa private e kryeministrit Rama vjen teksa qeveria përballet me një sërë skandalesh. Mes tyre janë hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku për të cilën është kërkuar edhe arrestimi, si edhe skandali i AKSHI-t, strukturë në të cilën është zbuluar një grup që ka vepruar përmes formave kriminale.