‘Jeni bërë si Gadafi’, Tedi Blushi: Sot në burg duhet të ishte Balluku me Agasin dhe jo qytetarët që protestojnë
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha në Parlament se sot në burg duhet të ishte Belinda Balluku dhe jo qytetarët e thjeshtë që protestojnë për të drejtat e tyre. Blushi: Sot në burgjet tuaja janë protestues paqësore. Ministrja e Brendshme të jepte llogari, si ka mundësi që është arrestuar një minoren. Kjo sot duhet të jetëe çështja e rendit të ditës. Përpjekja juaj për të zhvilluar një seancë normale, nuk ka më vend. Pse ke arrestuar qytetarë të pafajshëm dhe një minoren? Sot në burg duhet të ishte Edi Rama, Belinda Balluku dhe Ergys Agasi dhe jo qytetarët e thjeshtë. Jeni bërë si Gadafi në vini me badigardë.
Burimi:
sot.com.al