“Jemi shtresa më e pambrojtur”, Rama debat me fermerin në Divjakë: O miku im, po e tepron
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët në Divjakë për të prezantuar Skemën Kombëtare 2026. Gjatë fjalës së tij, një qytetar ndërhyri duke theksuar se fermerët janë një shtresë e pambrojtur. Në debat, Kryeministri Rama i tha qytetarit: “Për çfarë thashë unë nuk ke të drejtë, ti nuk ke folur akoma.” Fermeri u përgjigj: “Jemi shtresa më e pambrojtur.” Rama iu drejtua qytetarit, duke theksuar se radhët dhe edukata janë të rëndësishme: “O miku im, mua njeri nuk më imponohet dot me forcë. Ulu, ka radhë, ka edukatë. Nuk merr fjalë mëzor… Janë 500 veta këtu.” Rama: Për çfarë thashë unë nuk ke të drejtë, t’i nuk ke folur akoma. Qytetari: Jemi shtresa më e pambrojtur Rama: O miku im unë kam një problem...
Burimi:
vizionplus.tv