“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!
Turin e takimeve “Punët e Shqipërisë” të kryeministrit, Sali Berisha e cilëson vepra të zeza të qeverisë, duke listuar disa prej atyre që i konsideron si aferat më të rënda korruptive të kryeministrit. “Punët e Shqipërisë në fakt janë veprat e zeza të Edi Ramës, janë inceneratorët ku janë hedhur miliona euro dhe nuk ka projekt. Porti i Durrësit është Dubai i Ramës. Ky port do jetë çeshtje me përparësi kombëtare e PD-së”, tha Berisha. Pasi la pas akuzat e qeverisë, gjatë u mor me punët e shtëpisë së tij politike, duke kërkuar nga strukturat e partisë gatishmëri maksimale për protestën e 17 prillit. “Opozita duhet të jetë në këmbë. Vendi ndodhet në udhëkryq, për shkak të regjimit të Ramës. Jemi në kilometrin e fundit...
Burimi:
javanews.al