“Jemi në hall”, zëri i fermerit nga Divjaka që sfidoi monologun e qeverisë

“Jemi në hall”, zëri i fermerit nga Divjaka që sfidoi monologun e qeverisë

 Një dëgjesë që duhej të ishte dialog, rezultoi monolog. Në Divjakë, një fermer kërkoi vetëm një minutë për të folur për hallin e mbijetesës, përballë një kryeministri me mikrofon dhe një ekonomie “të hapur” që nuk mbron askënd. Në Divjakë, një nga zonat më pjellore të Shqipërisë, qeveria kishte shkuar për të dëgjuar fermerët. Të paktën kështu u njoftua.Dëgjesa për Skemën Kombëtare 2026 duhej të shërbente për të ndërtuar një panoramë të nevojave në terren. Por ajo që ndodhi në sallë ishte krejt tjetër. Një monolog i gjatë pushteti përballë qindra fermerëve që prisnin, radhën për të folur.Fjalimet nisën me drejtuesen politike të qarkut, vijuan me kryetarin e bashkisë, ministrin e Financave, ministrin e Bujqësisë dhe u mbyllën me kryeministrin.Takimi u ndërpre disa herë nga një zë...