“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur
Asambleja e Partisë Socialiste është ndalur në njësinë 4 në Tiranë, ku ndodhet i pranishëm edhe kryeministri Rama. Në fjalën e tij, Rama tha se PS i realizon gjërat që thotë dhe shembulli është reforma në drejtësi. “Ne fitojmë sepse jemi forca më e madhe dhe forca më e organizuar në këtë vend. Jemi parti politike, e cila asnjëherë nuk ka folur me veten gjithë këtë periudhë, qysh se ne morëm mandatin e parë. Jemi një forcë politike që kemi thënë atë që duam të bëjmë, kemi bërë atë që kemi thënë. Unë besoj se mund ta konsiderojmë veten një forcë politike që bën gjërat që thotë, për t’i bërë me këmbëngulje. Shembulli i shembujve është reforma në drejtësi. Kjo duhej bërë me patjetër, i...
Burimi:
javanews.al