“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, ka ngritur shqetësime të forta për gjendjen e demokracisë dhe funksionimin e opozitës në vend. I ftuar në emisionin “Off the Record”, Shehi u shpreh se Shqipëria rrezikon të rrëshqasë në modele të vendeve jo demokratike si Bjelloruesia. “Kam frikë se po mbërrijmë në nivelin e Bjellorusisë, Azerbajxhanit apo Rusisë. Atje nuk ka rotacion real pushteti dhe protestat janë pothuajse të papërfillshme”, tha ai, duke theksuar se kjo lidhet edhe me trashëgiminë postkomuniste të vendit. Sipas Shehit, një nga problemet kryesore mbetet mungesa e frymëzimit dhe rinovimit brenda opozitës. “Opozita nuk inspiron më, sepse janë po të njëjtët njerëz. Nuk mund të kërkosh mbështetje duke u rikthyer për herë të tretë apo të katërt me të njëjtin grup dhe të...