“Janë sjellë keq me Lapajn, por edhe me Salianjin”/ Flutura Açka: PD-ja duhet të reflektojë

“Janë sjellë keq me Lapajn, por edhe me Salianjin”/ Flutura Açka: PD-ja duhet të reflektojë

E ftuar në A2 Puls nga Bruna Çifligu, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, foli për situatën politike në vend, duke analizuar protestat e opozitës dhe të ardhmen e Partisë Demokratike. Sipas saj, objektivi i përbashkët i opozitës është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore, por forcat opozitare nuk janë të bashkuara. Açka theksoi se shoqëria shqiptare po përjeton një “fazë depresive” pas humbjeve të pritshme politike dhe mungesës së perspektivës për drejtimin e vendit. Ajo kritikoi elitën politike për heshtjen ndaj abuzimeve dhe korrupsionit, duke nënvizuar se zëvendëskryeministrja duhet të japë dorëheqjen, për të çliruar sistemin dhe për të ruajtur standarde europiane në politikë. Ish-deputetja u ndal edhe te roli i Partisë Demokratike, duke vënë në dukje se mungesa...