“Janë shndërruar në maska të Lubisë”, Berisha ‘thumbon’ deputetët socialistë: Në kafe nuk lënë gjë pa e sharë, në..
Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën në foltoren e radhës me demokratët e degëve numër 1 dhe 3 në Tiranë. Berisha: Janë shndërruar në maska të Lubisë. Në kafe nuk lënë gjë pa e sharë. Nuk jemi parti e dhunës. Jemi përcaktuar që nuk e marrim pushtetin ndryshe vetëm me votë. Historia jonë, ka faktuar se kemi pasur të drejtë. Ne kemi fituar në kushtet më të vështira. Ju garantoj se do fitojmë kësaj here. Jo vetëm do fitojmë por do bëjmë përgjegjës të gjithë këtë narko nomenklaturë që po varfëron shqiptarët çdo ditë.
Burimi:
sot.com.al