Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
“Janë shkaktarët e fatkeqësive tuaja”, Berisha thirrje qytetarëve: Kudo ku të shihni ministrat, i gjuani me vezë dhe domate
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje qytetarëve që, kudo që të shohin ministrat e kabinetit Rama, t’i godasin ata me vezë dhe domate, pasi sipas tij janë shkaktarët kryesorë të përmbytjeve. Teksa kërkoi edhe njëherë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria pas situatës së përmbytjeve në vend, Berisha u shpreh: “Kudo që shihni ministra, i gjuani me vezë ose domate, ata janë shkaktarët e fatkeqësive tuaja”, tha ai gjatë tryezës së opozitës dhe shoqërisë civile. Berisha tha se opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike me dy objektiva: “Përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pasi ato nuk ekzistojnë më. Misioni ynë përmbysja e kësaj qeverie dhe zgjedhje të lira. Dhe e dyta, të mos pengojmë drejtësinë”, u shpreh ai...