Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Janë mbledhur tek ajo guacka e vet”/ Kush e largon Edi Ramën nga pushteti, ja si përgjigjet analisti
Analisti Fatmir Merkoçi i ftuar në një studio televizive insistoi se bëhet fjalë për një miting ku ishin mbledhur militantë të PD-së. Ai përsëriti kërkesën e opozitës për një qeveri teknike, por Merkoçi insistoi që “PD nuk e ka konceptin e qeverisë teknike.” “Janë mbledhur tek ajo guacka e vet, lavdërojnë njëri tjetrin dhe mendojnë se populli i mbështet. Jo zotëri! Nuk kishte kauzë, alternativë apo zgjidhje!”, tha Merkoçi, duke insistuar që PD nuk është e djathtë dhe aq më pak konservatore. Sipas tij, opozita nuk do të arrijë ta largojë Ramën nga pushtetit. “Ramën e largojnë amerikanët, jo opozita”, tha ai.